Të gjithë e mbajmë mend këngëtaren Anjeza Shahini e cila i dhuroi Shqipërisë vendin e 7 në Eurovisionin e disa viteve më parë, një renditje e cila nuk u pa për kohë të tëra.
Janë bërë shumë kohë që këngëtaren nuk e kemi dëgjuar të vijë me projekte të reja, ndrëkohë që jeton në Angli ku dhe është në pritje për t’u bërë nënë.
Megjithatë, këngëtarja vijon të jetë aktive në rrjetet sociale. Së fundmi, Anjeza ka kujtuar babain e saj në ditën e lindjes me disa fjalë të ndjera.
Përmes një foto ku shfaqen e ëma dhe i ati ajo shkruan për mallin që ka nga mungesa e babait të saj.
“Sot babushi do festonte 65 vjetorin dhe me siguri, në këtë orë, ne do ishim mbledhur në tavolinë të gjithë, e do këndonim gjithë natën. Na mungon zëri i tij, fjala e tij e mencur, edhe kolla e tij, që e dëgjonim që kur hynte në shkallë, por nuk na mungon dashuria dhe kujdesi i babushit tonë, sepse e ndjejmë pranë në cdo hap të jetës tonë,”-shkruan Anjeza në rrjete sociale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/