Thaçi dhe Vuçiç takim urgjent në SHBA për Ushtrinë e Kosovës

Thaçi dhe Vuçiç takim urgjent në SHBA për Ushtrinë e Kosovës

110
0
Shares

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi  ka arritur në Nju Jork, ndërsa rreth orës 21:00, sipas kohës sonë, do të marrë pjesë në mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila është thirrur me kërkesë të Serbisë dhe Rusisë, pas vendimit të Kuvendit të Kosovës për ndryshimin e mandati të FSK-së në ushtri të Kosovës.

Në Këshillin e Sigurimit, Thaçi do të flasë edhe për zhvillimet e tjera në Kosovë, si dhe për angazhimin për të ndërtuar paqe të qëndrueshme në rajon. Arritjen e Thaçit në Nju Jork e ka konfirmuar edhe kabineti i tij.

Një ditë më parë, në një konferencë për media, Thaçi ka theksuar se vendimi i Kosovës për ushtrinë është i pakthyeshëm. Ai ka theksuar se FSK-ja do të jetë një forcë mbrojtëse dhe shumetnike. Pritet që mbledhja e sotme të jetë e mbyllur për publikun në Këshill të Sigurimit të OKB-së, përkundër kërkesës së Serbisë dhe Rusisë që ajo të jetë e hapur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY