Ditët kalojnë dhe studentët ende nuk kanë marrë një përgjigje për plotësimin e kërkesave të tyre, teksa kërkon të fitojë kohë duke këmbëngulur për dialog.
Por kauza e tyre është më e fuqishme dhe kjo i bën ata të vendosur për të kërkuar plotësimin e 8 pikave.
Studentët u ndanë në 3 grupe për të filluar me përshkallëzimin e protestës, ku kanë bllokuar akset kryesore të qarkullimit në kryeqytet.
I menjëhershëm ka qënë reagimi i Kryeministrit, i cili shkruan në Twitter se kjo është një sjellje që ua ka mësuar kryetarja e LSI dhe kreu i PD.
”A mund t’ju pyes juve që ju mësojnë Doktorresha dhe Artisti të bllokoni rrugët e qytetit e dyert e fakulteteve, ndërkohë që mbani bllokuar rrugën e Dialogut, duke iu hedhur në fyt me sharje e akuza atyre që duan Dialog: Po çfarë borxhi ju kanë juve qytetarët e studentët e tjerë?”, shkruan Rama.
Edhe pse Kryeministri është i shqetësuar për qytetarët, në fakt mësohet se shumë prej tyre iu kanë ardhur në mbështetje duke dalë nga makinat.
Një pjesë e studentëve kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve tek e rrethrrotullimi i Zogut të Zi, ndërkohë që është bllokuar dhe qarkullimi në kryqëzimin përballë Bankës së Shqipërisë (Tek Dollari).
Një pjesë tjetër janë të vendosur tek Kryeministria.
LIVE – Protesta e studentëve.
Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Lundi 17 décembre 2018
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/