Kuvendi mblidhet të premten, Basha zbulon planin e PD: Jemi me mendje...

Kuvendi mblidhet të premten, Basha zbulon planin e PD: Jemi me mendje e shpirt tek studenti

181
0
Shares

Partia Demokratike dhe ajo Socialiste kanë mbledhur grupet e tyre përkatese nga ku secila kanë dalë me disa vendime.

Grupi i PS vendosi që të premten Kuvendi të mblidhet në një seancë të posaçme për Vettingun në politikë. Seanca e së premtes mund të rikthejë në Kuvend dhe opozitën, e cila vijon bojkotin prej gjashtë muajsh, duke bërë që mandatet e tyre të shpëtohen.

Por nga ana tjetër, mësohet se brenda grupit të PD, është folur për djegien e mandatave. Ka qënë deputeti Ervin Salianji i cili ka  kërkuar djegien e mandateve si akt politik dhe jo prej përfundimit të afatit.

Ndërkohë kreu i kësaj force politike, Lulzim Basha u është përgjigjur gazetarëve, në një deklaratë pas mbledhjes se do të vendoset bashkë me aleatët e tjerë se si do të veprojnë për të premten.

Ai ka folur dhe për protestën duke thënë se PD e mbështet deri në fund dhe se opozita është me mendje dhe shpirt tek studenti.

”Sot është protesta e studentëve. PD e mbështet dhe është me shpirt dhe mendje. Jam i vetëdijshem se nuk ka nevojë të bëjmë akte protagonizmi për t’i shërbyer propagandës së Ramës, i cili prej 13 ditësh po i torturon”, tha Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY