Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Trafiku i rënduar në Tiranë, lali Saje “ia plas” lali Erit

16/12/2016
Trafiku i rënduar në Tiranë, lali Saje “ia plas” lali Erit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Trafiku i rënduar në Tiranë, duket se “ia ka plasur buzën” edhe Policsë Rrugore.
Ajo që nga larg nuk fshihet si një “përplasje” midis lali Sajes (Saimir Tahirit) dhe lali Erit (Erion Veliajt), nuk fshihet as nga reagimi i Policisë, e cila për situatën e rënduar të trafikut rrugor, fajëson bashkinë e Tiranës për shkak të punimeve në një numër të kosndierushëm, rrugësh e sheshesh.

Reagimi i plotë i Policisë Rrugore

Policia Rrugore është duke punuar me shërbime shtesë për të menaxhuar trafikun e rënduar në të gjithë qytetin e Tiranës, si dhe për të parandaluar aksidentet me qëllim rritjen e sigurisë rrugore.
Kohët e fundit në qytetin e Tiranës, është konstatuar trafik mjaft i rënduar dhe shpesh herë edhe bllokime të tij për intervale kohore të gjata.
Policia Rrugore bën me dije se arsyet e trafikut të rënduar dhe bllokimit të tij, janë tërësisht jashtë çdo mundësie për përballimin e tyre nga forcat e policisë, pavarësisht shërbimeve të përforcuara dhe gatishmërisë.
Për shkak të festave të fundvitit, është shtuar ndjeshëm numri i mjeteve që hyjnë në Tiranë nga qytetet e tjera apo që kanë hyrë në Shqipëri nga vendet e tjera të rajonit apo BE.
Gjatë kohëve të fundit, janë mbi 20.000 mjete nga qytete të ndryshme që hyjnë e dalin në qytetin e Tiranës.
Gjithashtu, një numër i madh rrugësh dhe sheshesh janë të bllokuara për shkak të festave ose punimeve në rrugë.
Me qëllim shmangien e bllokimit të rrugëve ‎dhe lehtësimin e lëvizjes së mjeteve, Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e qytetarëve duke u bërë thirrje të shmangin në maksimum lëvizjet me mjet në qytetin e Tiranës, e veçanërisht në zonat e banuara.
Policia Rrugore sugjeron përdorimin e alternativave të tjera për lëvizje në vend të përdorimit të mjetit, siç mund të jenë transporti publik, biçikletat ose ecja në këmbë për përshkimin e distancave të shkurtra.

Për shkak të punimeve në rrugë, aktiviteteve të organizuara në Tiranë, si dhe ngarkesës së tepërt, Policia Rrugore sugjeron shmangien e lëvizjes me mjet në segmentet e mëposhtme

•         Rruga “Teodor Keko” me rrugën e Kavajës
•         Rruga “Konferenca e Pezës”  me Rrugën “Teodor Keko”
•         Rruga e Kavajës në të dy senset nga Ish shkolla Teknologjike deri te kryqëzimi “21      Dhjetori”.
•         Rruga  “Muhendin Llagami” me Bulevardin “Gjergj Fishta”
•         Bulevardi “Bajram Curri” me Rrugën “Ali Elez”i (ish Ura “Irfan Tomini”)
•         Rruga “Siri Kodra” duke filluar nga ish-frigoriferi deri në afërsi të Selvisë dhe kryqëzimit me Rrugën e Dibrës.
•         Rruga “Myslym Shyri” me degëzimin e rrugës “Nikolla Lena”
•         Rruga “Myslym Shyri” me degëzimin e rrugës “Adem Kruja”
•         Rruga “Myslym Shyri” me degëzimin e rrugës “Ibrahim Rrugova”
•         Rruga “Komuna e Parisit” deri tek Kompleksi “Kodra e Diellit”
•         Gjithë degëzimet e rrugës të cilat lidhen me Sheshin “Skënderbej”p
•         Bulevardi “Zhan D’ark” me Rrugën e Elbasanit.

Policia Rrugore sugjeron shmangien e lëvizjeve me mjet në rrugët e Tiranës, veçanërisht në orare‎t e pikut të trafikut, nga ora 07.30 deri 09.00, nga ora 15.00 deri 17.30 si dhe nga ora 19.30 deri në orën 21.30.
Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin, Policia Rrugore garanton publikun se do të bëjë maksimumin për të ndihmuar lëvizjen e qytetarëve.
Gëzuar festat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

08/05/2026
Aksident në Vlorë, këmbësorja çohet me urgjencë në spital

Ashpërsohen masat ndaj shkeljeve në udhëtim me makinë e motor, çfarë pritet të ndryshojë në Kodin Rrugor

08/05/2026
Berisha: Heshtja mediatike për raportin e Parlamentit Europian, e papranueshme!

Berisha: Heshtja mediatike për raportin e Parlamentit Europian, e papranueshme!

08/05/2026
DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

Vrasja e Ismailit, ishte jashtë konfliktit që ndodhi në lokal, ndaloi rrëmbimin

08/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

08/05/2026
Aksident në Vlorë, këmbësorja çohet me urgjencë në spital

Ashpërsohen masat ndaj shkeljeve në udhëtim me makinë e motor, çfarë pritet të ndryshojë në Kodin Rrugor

08/05/2026
Berisha: Heshtja mediatike për raportin e Parlamentit Europian, e papranueshme!

Berisha: Heshtja mediatike për raportin e Parlamentit Europian, e papranueshme!

08/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.