‘Pushtet mbi kufoma’? Basha flet për rrëzimin e Edi Ramës

‘Pushtet mbi kufoma’? Basha flet për rrëzimin e Edi Ramës

91
0
Shares

Nga Kuvendi i Këshillit Kombëtar, Kreu i PD ka folur dhe për qeverisjen e Kryeministrit Edi Rama si dhe gjendjen në të cilën vendi ndodhet.

Basha duke theksuar se vendi ka nevojë për ndryshim, iu përgjigj zërave për protesta të dhunshme, më të cilat supozohet të rrëzojë qeverinë Rama.

Ai deklaroi se Partia Demokratike mbështet dhe nxit çdo lloj proteste për mbrojtjen e të drejtave, lirive të njerëzve dhe për mbajtjen e qeverisë përgjegjëse.

” Është absolutisht detyrimi ynë t’i përkrahim, mbështesim dhe madje t’i prijmë këto protesta atëhere kur është e mundur. Por PD nuk do të vijë kurrë në pushtet mbi kufoma. PD nuk do të vijë kurrë në pushtet me mjet tjetër përveçse me zgjedhje. Demokratët nuk e duan pushtetin duke shkaktuar drama dhe kosto shoqërore, duke nxitur përçarjen e përplasje mes shqiptarësh. Ne nuk jemi burravecë që t’i përdorin shqiptarët e ndershëm e të pafajshëm si mish për top për të ardhur në pushtet.”, tha Basha.

Nga ana tjetër, Basha theksoi se për të rrëzuar Ramën nuk ka nevojë për dhunë, por ai  rrëzohet duke i rezistuar çdo ditë:

Duke protestuar për ditë
Duke ju bashkuar protestës së qytetarëve të Shkozës
Duke ju bashkuar protestës së qytetarëve të Unazës
Duke iu bashkuar protestës së qytetarëve për Teatrin
Duke iu bashkuar protestës së qytetarëve të Kukësit
Duke iu bashkuar protestës së qytetarëve të Himarës
Duke iu bashkuar protestës së studentëve
Duke iu bashkuar protestave të qytetarëve

Kështu rrëzohet Edi Rama, u shpreh Kryedemokrati.

LIVE – Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike voton për Këshillin e ri Kombëtar.

Publiée par Lulzim Basha sur Samedi 15 décembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY