Projekti zviceran RisiAlbania, krijohen rreth 1,000 vende pune për të rinjtë

Projekti zviceran RisiAlbania, krijohen rreth 1,000 vende pune për të rinjtë

365
0
Shares

Projekti Zviceran RisiAlbania njofton se janë mbi 1,000 vende pune të krijuara dhe 5,000 punë të gjetura në fazën e parë. 

Në takimin e dytë të Bordit Këshillues të RisiAlbania – një projekt për punësimin i financuar nga qeveria zvicerane – diskutimet u fokusuan në punësimin e të rinjve dhe si projekti do ta adresojë këtë gjatë 2019.

Në 11 Dhjetor 2018, u zhvillua takimi i dytë i Bordit Këshillues të RisiAlbania tek Fakulteti i Shkencave Sociale.

Takimi i bashkë-drejtuar nga Zv. Kryeministrja Senida Mesi dhe Ambasadori zviceran Adrian Maître mblodhi akademikë, drejtues bisznesi, organizata rinore dhe civile, dhe ekspertë të punësimit. Ata diskutuan se si të gjenden përgjigje ndaj sfidave të punësimit me të cilat përballen të rejat dhe të rinjtë shqiptarë.

“Arritjet e projektit RisiAlbania në partneritet me sektorin privat gjatë fazës së parë midis 2014 dhe 2017 janë inkurajuese: ka krijuar 1’000 vende të reja pune, ka realizuar më shumë se 5’000 punë të gjetura dhe ka përmirësuar aftësitë e gati 10’000 të rinjve, tha Ambasadori zviceran Adrian Maître.

“Punësimi i të rinjve është një nga prioritetet e qeverisë shqiptare dhe është e rëndësishme që shohim se aktivitetet tuaja të planifikuara për 2019 do të mbështesin punësimin e të rinjve, do t’i ndihmojnë ata për të marrë informacionin e duhur, dhe do t’i pajisë me aftësitë që kërkon tregu i punës”, theksoi Zv. Kryeministrja Senida Mesi.

Diskutimet u fokusuan në krijimin e vendeve të punëve, zhvillimin e aftësive, dhe ndërmjetësimit në gjetjen e punës të cilat mendohen si veçanërisht të rëndësishme për të rejat dhe të rinjtë. Në këto tre fusha RisiAlbania ka krijuar përvojë gjatë fazës së parë kur prezantoi trainimet jo-formale, praktikat inovative për bizneset, dhe shërbime e informacionit përmes medias në lidhje me vendet e punës dhe punësimin.

Në 2019 RisiAlbania do të punëojë me 80 partnerë, kryesisht nga sektori privat dhe planifikon të kriojë 300 vende të reja pune, të sigurojë 500 punë të gjetura përmes ndërmjetësimit, të këshillojë 2’000 të rinj, dhe të trajnojë 700 të tjerë me synimin final të rritjes së numrit të të punësuarve. Deri në 2021 RisiAlbania pret të krijojë rreth 1’600 vende pune të reja.

RisiAlbania është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC, dhe zbatohet nga Helvetas dhe Partners Albania, në bashkëpunim me Zyrën e Zv. Kryeministres së Qeverisë së Shqipërisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY