Monika Kryemadhi i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili nga foltorja e Kuvendit ironizoi amendimin e LSI për ligjin e arsimit.
Kryemadhi u shpreh se Edi Ramën nuk do ta falin nënat, prindërit, historia dhe gjithë të rinjtë për këtë situatë në të cilën ndodhen sot.
Kryemadhi thotë se lekët e studentëve i marrin oligarkët të cilët pasurohen me lekët. Sipas saj, është Rama ai që ka grabitur djersën e studentëve dhe i ka katandisur në këtë situatë.
‘Nuk do të falin ty Edi Ramë dhe mazhorancën që përfaqëson krimin e organizuar për këtë masakër që i bën brezit të ri’, tha ndër të tjera Kryemadhi./Droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/