Përplaset me Salianjin, Ramën e rrethojnë badigardët: Protesta i dha një shuplakë...

Përplaset me Salianjin, Ramën e rrethojnë badigardët: Protesta i dha një shuplakë qeverisë

208
0
Shares

Kuvendi nuk ka miratuar kërkesën e Petrit Vasilit për të futur në rend dite, amandimet e paraqitura nga LSI për arsimin e lartë.

Si rrjedhojë, deputetët e opozitës e kanë braktisur sërish Kuvendin duke dalë nga seanca.

Ndërkohë kanë ndodhur disa përplasje përgjatë disa minutave. Kryeministri Edi Rama nuk i është bindur kreut të Kuvendit,  Gamoz Ruçi duke marrë fjalën pa radhë. Në fakt, ai i zuri radhën deputetit Ervin Salianji.

Duke iu referuar procedurës Rama mori fjalën për tre minuta, po nuk është kaluar pa reagimin e Salianjit, i cili i hodhi letra në fytyrë dhe për pak u shmang dhe konflikti fizik mes të dyve.

Rama nga ana tjetër. pranoi që protesta e studentëve i dha një shuplakë qeverisë ndërsa sërish, apeloi për dialog. Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi se kërkesat do të plotësohen një nga një. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY