Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar për procedimin e policisë ndaj 25 personave të cilët protestuan për studentët.
Vasili në një postim në Facebook, i drejtohet Ramës, duke thënë se ai i urren njerëzit të cilët ndërtojnë suksesin me dije.
Ditën e sotme, policia bëri me dije emrat e personave që po hetonte, për motivin se kanë organizuar tubime pa marrë lejë duke prishur qetësinë publike. Mes emrave ishin dhe Robert Aliaj dhe Edmond Tupja.
REAGIMI I VASILIT
Kryeministri injorant dhe i kompleksuar armik i elitës. Edmond Tupja dhe Robert Aliaj procedohen nga kryeministri injorant apo thënë ndryshe shkollëpak.
Sa i urren kryeministri njerëzit, që suksesin e ndërtojnë vetë me dijen, me talentin dhe aftësitë e tyre, kurse ky i ndërton punët e tij me para’ të vjedhura se është i paaftë në gjithçka





