Detaje të reja mësohen nga shpërthimi i makinës afër Kopshtit Botanik në Tiranë.
Sipas njoftimit të policisë, janë dëmtuar dy makina, ndërkohë që automjeti që ka marrë flakë është në pronësi të shtetasit S.S.
Njoftimi:
Tiranë
Informacion paraprak
Në rrugën dytësore pranë nënkalimit tek kopshti botanik ka marrë flakë dhe është djegur mjeti i parkuar, tip “Volksvagen” në pronësi të shtetasit S. S.
Gjithashtu ka pësuar dëmtime nga flakët mjeti tip “Ford” i cili ndodhej i parkuar afër mjetit tip “Voklsvagen”.
Po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.





