Protesta e studentëve/ Robert Aliaj shpërthen ndaj VIP-ave shqiptarë: ‘Janë kategoria më...

Protesta e studentëve/ Robert Aliaj shpërthen ndaj VIP-ave shqiptarë: ‘Janë kategoria më e pështirë’

554
0
Shares

Prej disa ditësh, Robert Aliaj i është bashkuar protestës së studentëve shqiptarë përpara Ministrisë së Arsimit. Ai ka shprehur haptas mbështetjen e tij ndaj kauzës së mijëra studentëve e madje është parë së bashku me të bijën në protestë. Ashtu siç bëri live nga protesta edhe në rrjetet sociale, Roberti është shumë i drejtpërdrejtë dhe ditën e sotme ka sulmuar figurat publike dhe personazhet e njohur në vend.

“Figurat Publike dhe celebritetet në përgjithësi pa dashur ta ekzagjeroj, jane kategoria me e pështirë dhe e korruptuar e shoqërise shqiptare. Kjo specie nuk eshte perfshire asnjëhere ne ngjarjet e medha dhe vështirësitë qe ka kaluar Shqiperia, eshte specia më hileqare e oportuniste qe ekziston, qe si ushqim kryesor shpirteror e material ka publikun, pa te cilin nuk i mbetet më asnje vlere. Qe sa here e ndjen detyrimin e perfshirjes ne perkrahje te interesave publike thote: nuk merrem me ksi gjojnash, shof punen time. Që nuk e kupton detyrimin e përfshirjes në çështje publike, dhe qe do të ishte e rëndësishme që publiku të mbështej ne angazhimin e tyre.

Kjo kategori delirantësh egoistë janë të fiksuar pas praktikave jo etike qe eklipsojne interesat publike. Bejnë selfie edhe në tualetë. Ekspozimi i vetëvetes dhe i seksualitetit te tyre, pozimi si imbecilër dhe postimi i fotove intime ne rrjet, ka corientuar shijet dhe interesat estetike të publikut, i cili për hir të së vërtetës nuk di çfarë kerkon. #ahkumehodhizoti #robertdragot”, shkruan artisti.

Sipas tij personazhet e njohur nuk e kuptojnë detyrimin që kanë për tu përfshirë në çështje publike dhe se sa i rëndësishêm do të ishte angazhimi i tyre. Ai i quan ata delirantë dhe egoistë që “bëjnë selfie edhe në tualete” e postojnë foto intime në rrjet duke ç’orientuar shijet e publikut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY