VIDEO/Pamje të rënda, goditet dhe dhunohet 19-vjeçari shqiptar në burgun e Greqisë

VIDEO/Pamje të rënda, goditet dhe dhunohet 19-vjeçari shqiptar në burgun e Greqisë

326
0
Shares

Këto janë pamjet të cilat mediat greke i kanë publikuar së fundmi.  Në pamje shikohet sesi rrihet barbarisht në një burg grek 19-vjecari shqiptar, i cili dyshohet se bashkë me një grek vranë studenten greke Eleni Topaloudi më 28 nëntor  në Rodos.

Ngjarja ka ndodhur në burgun e Avlonës, teksa disa të burgosur grekë kanë hyrë në qeli dhe kanë dhunuar shqiptarin Aleksandër Luka.

Edhe pse ai bërtet që nuk e bëri ai krimin, ata vazhdojnë ta dhunojnë. Pas dhunës i riu është dërguar në spital.

NGJARJA

Për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur më 27 Nëntor në ishullin Rodos të Greqisë, janë arrestuar dy persona. Ata janë 23-vjeçari grek Manoli Koukouras dhe 20-vjeçari shqiptar Aleksandër Luca. Shqiptari ka pranuar përfshirjen e tij në krim.

Para hetuesve ai deklaroi se me Elenin ishte njohur prej disa ditësh dhe mbrëmjen fatale të 27 nëntorit kishte shkuar në shtëpinë e saj së bashku me mikun e tij grek. Aleksandri ka pohuar se shoku i tij i kërkoi diçka Elenit, e cila refuzoi.

Në këtë moment Manoli Koukouras e goditi me hekur në kokë. Eleni iu lut të dyve ta dërgonin në spital, por 23-vjeçari Koukouras refuzoi. Ai bindi edhe shqiptarin që të zhduknin trupin e saj, dhe kështu vepruan. Ata e lidhën nga këmbët 21-vjeçaren dhe e hodhën në det nga një lartësi 10 metra.

Trupi i të ndjerës u gjet nëpër shkëmbinj të nesërmen. Kamerat e sigurisë së një rruge kanë filmuar momentin kur Aleksandër Luca është i shoqëruar me studenten Eleni Tofaloudis para se të shkonin në shtëpinë e saj. Ndërsa, 23-vjeçari grek nuk ka pranuar asnjë akuzë të bërë ndaj tij.

Ekspertët mjeko-ligjorë thanë se studentja vdiq si pasojë e mbytjes, ndërsa në trupin e saj kishte shenja dhune. Ata shtuan se 21-vjeçarja do të ishte gjallë nëse do të ishte dërguar në spital. Hetuesit kanë dyshime se vajza edhe mund të jetë përdhunuar. Ndërsa si pistë të ngjarjes, autoritetet janë bazuar pikërisht në faktin që 21-vjeçarja refuzoi të kryente marrëdhënie me djemtë, e për këtë arsye u dhunua nga dy të rinjtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY