VIDEO/ “Larvë politike”, Muka-Ramës: Bulizmi shenjë e psikopatisë

VIDEO/ “Larvë politike”, Muka-Ramës: Bulizmi shenjë e psikopatisë

262
0
Shares

Ashtu siç kishte paralajmëruar, se do t’i kundërpërgjigjej kryeministrit Edi Rama, ish-zv/ministri i Arsimit, Taulant Muka, ka thyer sërish heshtjen.

Përmes një dalje live në rrjetin e tij social “Facebook”, ish-zv/ministri i Arsimit nga Zvicra e ka cilësuar Ramën psikopat, për faktin që përdor bulizmin, duke iu kundërgjigjur në këtë mënyrë për fjalën “larvë’.

Më tej në fjalën e tij, Muka tha se Rama i përket të shkuarës, duke e  bërë të mirëqenë, largimin e tij nga drejtimi i qeverisë.

“Keni bërë shumë gabime, që shprehen në revoltën e rinisë së shpresës. Unë sot nuk do merrem me ju, se ju këtë doni. Unë do merrem me sovranin, rininë. Ju nuk keni ngrohje, juve nuk ju trajtojnë me dinjitet. Ju nuk keni akses në revistat shkencore.

Bulizmi është një tjetër shenjë e psikopatisë. Qeveria ka quajtur me rrallë, barkderra,larva, ngelësa etj.

Bulizmi është një mjet që psikopatët kërkojnë të turpërojnë të tjerët , që të heqin përgjegjësinë e vetes.  Unë kam qenë përsëritës në disa provime dhe më pas kam studiuar në universitetet më të mira.

Një tjetër shenjë e psikopatisë, është sharmi, dukja. Sa pedagogë marrin ryshfetë, jo nuk merren me këta, merren vetëm me pamjen. Qeveritë e këtyre viteve nuk ka qenë fare  të ndjeshme mer ju. Qeveritë psikopatike nuk dënojnë askënd, por përmendin suksesin në mendjen e tyre, atë që ata fabrikojnë. Kjo është ata që bëjnë vazhdimisht dhe unë  e ndjej dhimbjen tuaj. Sot jeni më të zgjuar, keni mbështetës më shumë, keni intelektualët që i keni me ju.

Një tjetër cilësi e psikopatizmit, është abuzimi me partnerin apo varësia me lëndët narkotike. Ata nuk kërkojnë në auditorë ata që kanë plagjiaturë, njerëz të paditur që nuk kanë aftësi të transmetojnë dituri. Rini kam një mesazh për ju, merrni gomën me vete. Fshini krimin në arsim, sillni dritën e diturisë në auditorë, luftoni për prindërit tuaj që luftojnë për ju gjithçka.

Ishte fat që isha mes jush. Ftoj ish-kryeministrin e Shqipërisë që të vijë së bashku me mua në sheh dhe të shohim se kë do mbështesë rinia. Ju përshëndes të gjithëve nga Zvicra”, u shpreh ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY