Denoncoi plagjiaturat e zyrtarëve, Rama kapet dhe me Taulant Mukën: Larvë politike

Denoncoi plagjiaturat e zyrtarëve, Rama kapet dhe me Taulant Mukën: Larvë politike

158
0
Shares

Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë as pa thënë dy fjalë dhe për Taulant Mukën, studiuesin i cili denoncoi  të gjithë problematikat që ministria e arsimit kishte, teksa ai qëndroi në postin e zv.ministrit të Arsimit për 20 ditë.

Rama e quajti atë larvë politike, teksa u shpreh se dhe pse është shkencëtar, kjo nuk do të thotë asgjë.

Rama tha se nuk e njihte, ndërkohë që informacionet për të i merrte nga Lindita Nikolla.

Kujtojmë se Muka denoncoi plagjiaturën e ish-zëvendësit ministrit Ervin Demo ndërkohë që ditën e sotme, publikoi dhe plagjiaturën e ish-ministres Mimi Kodheli. Muka ka qënë ndër zërat e paktë që ka kërkuar publikisht që kryeministri Rama të kontrollojë cv dhe diplomat e ministrave të tij për ti bërë transparente.

Ja fjalët e Ramës:

“Taulant Muka, unë nuk e njihja fare më erdhi me një grup pedagogësh, kërkoi takim me Lindita Nikollën dhe e priti.  Erdhën në zyrën time. Ishin një grup pedagogësh, gra e burra, dhe një djalë nga Kosova dhe ky që e nderova më shumë se ç’duhet. I thashë ku je ti, më tha jam në Zvicër, ça bën, më tha jam në katedër shkencëtar.

Ti në Zvicër që na tregon ne çfarë duhet të bëjmë ne këtu nuk shkon. Do vish ti i thashë. Ti do shkosh në vend të zv.ministrit.

Ça bëri? Ditën e parë dua veturë me shofer tha. Po banjën pse nuk e kam në zyrë, po kjo po ajo, babain e dua shofer të punësuar në ministri.

Mi thoshte Lindita këto, thashë ça bën ky. Më çoi një sms i thashë komuniko me drejtorin e kabinetit. Je shkencëtar por s’do të thotë asgjë. Një larvë kaq, këtë mendoj unë për këtë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY