Skandali me tenderat e Unazës së Re, Paloka: Gjiknuri më kujton kamarierin...

Skandali me tenderat e Unazës së Re, Paloka: Gjiknuri më kujton kamarierin e Pistës së Hekurudhës

115
0
Shares

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka zgjedhur të ironizojë situatën e Damian Gjiknurit, duke e paralelizuar me një histori të vitetve 90, me një kamarier tek Pista e Hekurudhës, lokal në det.

Sipas Palokës, Gjiknuri i kujton kamarierin, i cili kërkonte tua bënte me hile klientëve kur vinte puna tek pagesa duke gjetur një mënyrë origjinale për t’i vjedhur.

Reagimi i plotë i Palokës:

Përpara viteve ‘90 tek Pista e Hekurudhes (lokali ne det) , ishte nje kamarier “bir kurve”. Kur kishte grupe te medhenj klientesh e sidomos kur i dukej se kishin pire shume , ai kishte gjetur nje menyre origjinale per ti vjedhur.

Bente llogarine me laps ne dore perpara klienteve ; kaq qofte-kaq lek ,kaq panine-kaq lek ,kaq birra -kaq lek… Ne fund shtonte duke folur shpejt ; “edhe 50 lek PO E HENGRE” dhe te jepte per te paguar totalin me gjithe 50 lekshin e shtuar( ate kohe 50 lek nuk ishin pak ). Ne shumicen e rasteve klientet nuk kuptonin gje dhe paguanin. 

Kur dikush e kapte hilen , atehere “biri i kurves” e kthente me te qeshur : “Aaa bravo, nuk e hengre!” dhe vazhdonte i qete punën ne kerkim te 50 lekshit te rradhes.

Ate “birin e kurves” me kujtoi Gjiknuri qe i kapur ne flagrance me skandalin e Unazes se Re deklaroi dje : “do anullojme tenderin”. 

Pra 40 milion euro PO E HENGRET dhe tani qe na kapet thjesht “po anulojme tenderin…”

Ai “biri i kurves” kamarieri, nje nate qelloi me disa kliente qe nuk hanin as hilen e as shakane dhe pasi e rrahen mire e hodhen dhe ne det. 

Po me kete “Guru”-n qe donte te vidhte me nje dore 40 milion euro cfare duhet te bejme ?Po me keta qe kane 5 vjet qe na vjedhin ???

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY