FOTO/ Bizneset ulin qepenat, solidarizohen me studentët: Kërkesat e tyre të rëndësishme...

FOTO/ Bizneset ulin qepenat, solidarizohen me studentët: Kërkesat e tyre të rëndësishme për të gjithë

100
0
Shares

Që prej disa ditësh Rruga e Durrësit është transformuar në një arenë protestash për studentët dhe ka qenë e bllokuar për qarkullimin e automjeteve.

Ndërkohë, shumë dyqane i kanë mbyllur qepenat përgjatë rrugës së Durrësit.

Kërkesat e studentëve janë vlerësuar dhe mbështetur nga bizneset që operojnë në këtë zonë. Ata shprehen se protesta dhe bllokimi i rrugës nuk ka ndikuar në shitjet e tyre pasi prej vitesh ata kanë pak fitime për shkak të rënies së ekonomisë dhe rritjes së shpenzimeve. Ndërsa i vlerësojnë kërkesat e studentëve më të rëndësishme se çdo impakt që mund të ketë pasur protesta te bizneset.

“Nuk është se ka ndikuar shumë sepse ne dhe më përpara kemi pasur promocione në dyqan dhe pak a shumë puna ka rënë edhe më përpara nuk është se ka rënë tani. Nuk e them dot se ka rënë për shkak të protestës”, shprehet një qytetare.

“Nuk ka ndryshim. Të rrinë sa të duan. Kanë të drejtën e vet. S’ka problem. E mbështes protestën”, shprehet një qytetar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY