Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Çmenduri në Rinas, gruaja e ministrit pret me këngë valle liderin e sektit të dyshimtë indian

08/12/2018
VIDEO/ Çmenduri në Rinas, gruaja e ministrit pret me këngë valle liderin e sektit të dyshimtë indian
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pasagjerët e aeroportit te Rinasit kanë qenë dëshmitarë të një ngjarje sa qesharake aq dhe skandaloze. Në Shqipëri ka mbërritur këto ditë lideri fetar i një sekti të dyshimtë në Indi. Bëhet fjalë për gurunë indian Paramahamsa Vishewanda që drejton sektin “Bhakti marga”.

Guruja indian Paramahamsa Vishewanda, u prit nga ndjekësit e tij shqiptarë, ku ndër më kryesorët është Rovena, bashkëshortja e ministrit Damian Gjiknuri.

Vetë ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, rezulton anëtar aktiv i një sekti të paqartë dhe të dyshimtë, i drejtuar nga një guru indian i quajtur Paramahamsa Vishewandanda.

Në shumë shkrime më median e huaj, ky person herë cilësohet si delirant që thotë se është i dërguar i zotit dhe herë si një mashtrues i klasit të lartë, që u vjedh paratë “besimtarëve” të zgjedhur nga shtresat e pasura të vendeve ku udhëton.

Sot ky lider fetar që ka specialitet “bërjen e nuskave” ndodhet në Shqipëri dhe është pritur në Rinas me një ceremoni të “denjë” për një baba “shpirtëror”.

Në videon më poshtë mund të shihni skenat komike ku qytetarë shqiptarë me veshje popullore ulen dhe i puthin këmbët, si dhe këndojnë këngë indiane.

Por sido që të interpretohet kjo video, veç anës qesharake ka dhe një element serioz. Emri i indianit Paramahamsa Vishewanda është i lidhur ngushtë me familjen e ministrit të Transporteve, Damian Gjiknuri.  Ministri së bashku me bashkëshorten e tij, Rovena janë ithtar të sektit që drejtohet nga indiani. Si rregull gjithë anëtarët e sektit i betohen për devotshmëri absolute babait shpirtëror duke e quajtur atë si “Zot”.

Në videon personi që e pret dhe ka organizuar ceremoninë e veçantë për “Zotin” e tyre është pikërisht bashkëshortja e ministrit Gjiknuri, Rovena.

Në Indi dhe disa vende të tjera, ky lider shpirtëror dhe organizata që ai drejton është vënë nën hetim për mashtrim dhe vjedhje të anëtarëve të tij. Në Tiranë ky sekt ka dhe një qendër ku kryen rite fetare të paqarta. Zyrtarisht flitet për muzikë spirituale dhe seanca të pastrimit të shpirtit.

Tags: aeroporti i rinasitDamian gjiknuririnassekt indian

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.