Studentët në protestë, profesor Kabo ka një mesazh për kryeministrin Rama

Studentët në protestë, profesor Kabo ka një mesazh për kryeministrin Rama

539
0
Shares

Prej 3 ditësh, studentët kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit, e situata e tyre ka sjellë reagimin e qytetarëve të thjeshtë, por dhe figurave publike duke filluar me politikanë, pedagogë e deri tek gazetarë.

Në një reagim të tij, i ftuar në emisionin ‘Talk’ në Top Channel, profesor Përparim Kabo i dërgon një mesazh kryeministrit dhe studentëve.

Dua t’i drejtohem kryeministrit Rama: A i dinit ju këto shqetësime, apo i keni dëgjuar për herë të parë?! Përse harxhoni 40 milionë euro për të rregulluar Unazën?!  Nuk e dini ju që tarifat për Doktoraturë janë të papërballueshme për kërkuesit e rinj shkencorë?! Çfarë do të dialogojnë ata atje?! Studentët ia kanë çuar kërkesat ministres Nikolla. Ajo është anëtare e qeverisë, ta mbledhë Qeverinë urgjentisht sot, të përcaktojë çfarë duhet të bëjë qeveria, çfarë duhet të bëjë Parlamenti dhe me procedurë të përshpejtuar t’i drejtohet Parlamentit që ditën e hënë t’i zgjidhë këto çështje”, u shpreh ai.

Ndërsa për studentët ai bën thirrje që të përfshihen në të tilla kauza sociale sa më shumë. Sipas tij ata duhet të kërkojnë se çfarë është bërë me pasurinë kombëtare në këto 30 vite.

Çfarë është bërë me pronën private?! Nëse gjeneratat e reja nuk përfshihen në këto gjera, atyre do u plotësohen këto kërkesa minimale dhe pellgu do të mbetet ky që është. Do të jap një shembull historik, do u drejtohem edhe studentëve. 50 vite më parë, në 1968 studentët rrëzuan presidentin e Francës, gjeneralin De Gol. Lëvizja nisi për kushtet e konvikteve, por protesta u zgjerua… Ku po shkonte Franca?!, e De Gol u rrëzua!”, u shpreh profesor Kabo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY