Studentët nuk dorëzohen, sërish nesër në protestë: Nuk ka negociata

Studentët nuk dorëzohen, sërish nesër në protestë: Nuk ka negociata

161
0
Shares

Studentët kanë mbyllur protestën e ditës së sotme, duke paralajmëruar se do të dalin sërish nesër. Megjithatë një pjesë e vogël po vijon ende të qëndrojë para Ministrisë.

Për 6 orë me radhë para Ministrisë së Arsimit, studentët kërkuan plotësimin e kërkesave të tjera për të cilat nuk kanë marrë zgjidhje ende.

Për të shtunën që përkon dhe me datën 8 dhjetor, Ditën e Rinisë, mbledhja e studentë do të nisë nga Korpusi për të marshuar më pas drejt Ministrisë së Arsimit nga ku kanë kërkuar që politika të mos përzjehet.

Ata refuzojnë negociatat me Ministren, duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre të mbetura pezull, në të kundërt thonë se do vijojnë protestat.

“U bëjmë thirrje të gjithë studentëve të Tiranës, gjithë gjimnazistëve, qytetarëve të Tiranës të bashkohen tek ne”, thonë studentët.

“Lindita Nikolla dil në bulevard/  Shkolla është e jona/ Nuk është biznes privat. Nuk ka negociata, por zgjidhje të menjëhershme” janë disa nga thirrjet e tyre gjatë protestës.

Ja çfarë kërkojnë studentët: 

Drejtuar: Ministrisë së Arsimit dhe Sportit
Ministres së Arsimit dhe Sportit Znj. Lindita Nikolla
Lënda: Kthim përgjigje me shkresë zyrtare

1. Përgjysmim i tarifës së studimi

2. Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.

3. Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

4. Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore.

5. Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor.

6. Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve.

7. Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë.

8. Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019.
Presim përgjigje zyrtare me shkrim deri në orën 14:00. Kërkesa drejtohet nga Këshilla studentor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY