“Unaze e Re”/ Klevis Balliu: Veliaj i pabesë, Ramës i kanë mbetur...

“Unaze e Re”/ Klevis Balliu: Veliaj i pabesë, Ramës i kanë mbetur vetëm bandat

143
0
Shares

Në Unazën e Re ka vijuar edhe mbrëmjen e sotme protesta e banorëve kundër prishjes së banesave të tyre pa dëmshpërblim. Në ditën e 31-të në protestë ka qenë dhe deputetët e PD. Deputeti Klevis Balliu e ka cilësuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj të pabesë pas prishjes së një banese në Laprakë, ku sipas tij, qytetares i ishte pranuar ankimimi.

Duke iu referuar pranisë së deputetëve demokratë në çdo protestë në Tiranë, Balliu tha se është premtim që opozita do jetë në mbështetje të banorëve.

 

 

“Është thjesht një premtim i opozitës për këta banorë që do jemi në mbështetje të tyre për sa kohë kauza e tyre mbrohet edhe nga kushtetuta. Kudo ku ka protesta, do mbështesim çdo protestues që mbështet një kauzë legjitime. Shpreh falenderimin më të thellë për zotin Lubonja dhe për të gjithë ata intelektualë, artistë e gazetarë që janë solidarizuar me protestën. Intelektualët janë me qytetarët, opozita është me qytetarët, artistët kanë folur. Kush i ka ngelur Edi Ramës vetëm bandat.

Erion Veliaj kreu sot një pabesi ndaj banorëve të Laprakës, sepse i premtuan mosshembjen, meqenëse e kishe apeluar, dhe e shembi të nesërmen. U kuptua se s’mund të kemi besë ndaj kësaj qeverie e kësaj bashkie. Garantoj këtë qeveri dhe bashkinë se s’ka për të ndodhur më, masat janë marrë.Ne nuk i trembemi kallëzimeve madje nëse i fusin këta banorë në furgonë edhe ne do futemi në furgonë. Nëse i çojnë në rajon, edhe ne do shkojmë në rajon.Kush fiton nga kjo gjë, qytetarët nuk fitojnë, artistët nuk fitojnë, fiton vetëm Edi Rama”, tha Balliu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY