VIDEO/Zaptimi i hapësirave publike, policia rrugore fillon kontrollet në kryeqytet

VIDEO/Zaptimi i hapësirave publike, policia rrugore fillon kontrollet në kryeqytet

87
0
Shares

Rrugorët e kryeqytetit në bashkëpunim me Policinë Bashkiake janë angazhuar dhe kanë nisur kontrollin e të gjithë territorit urban për të liruar gjithë hapësirat publike të zëna nga makinat.

Policia në njoftimin e saj thotë se këto kontrolle janëkryer duke marrë shkas nga shqetësimet dhe ankesat e shumta të banorëve të kryeqytetit, në lidhje me zënien e hapësirave publike dhe parkimeve në zonat e rezidentëve, nga mjete të amortizuara, mjete që shfrytëzojnë këto hapësira për tregje shitje etj.

Pas evidentimit, polica do të japë njoftime për shoferët me qëllim lirimin e hapësirës publike brenda një afati kohor të caktuar në njoftimet përkatëse.

Në funksion të kontrollit dhe verifikimit në terren për evidentimin, njoftimin dhe spostimin e mjeteve që kanë zënë hapësirat publike, deri në këto momente janë njoftuar 165 automjete në zona të ndryshme të kryeqytetit, si dhe janë spostuar 26 të tjera, kryesisht mjete dukshëm të amortizuara dhe mjete që shiten jashtë kushteve dhe tregjeve të miratuara.

Policia Rrugore e Tiranës falenderon të gjithë qytetarët për denoncimet që përcjellin çdo ditë në forma të ndryshme, për mjetet që kanë zabtuar hapësirat publike dhe mbetet e angazhuar për zgjidhjen e problemeve që vijnë si rezultat i këtij fenomeni aspak normal” thuhet në njoftimin e policisë.

TiranëDuke marrë shkas nga shqetësimet dhe ankesat e shumta të banorëve të kryeqytetit, në lidhje me zënien e hapësirave publike dhe parkimeve në zonat e rezidentëve, nga mjete të amortizuara, mjete që shfrytëzojnë këto hapësira për tregje shitje etj.Rrugorët e kryeqytetit në bashkëpunim me Policinë Bashkiake janë angazhuar dhe kanë nisur kontrollin e të gjithë territorit urban si fillim, duke evidentuar të gjitha mjetet e kësaj kategorie dhe më pas njoftimin e tyre me qëllim lirimin e hapësirës publike brenda një afati kohor të caktuar në njoftimet përkatëse.Në funksion të kontrollit dhe verifikimit në terren për evidentimin, njoftimin dhe spostimin e mjeteve që kanë zënë hapësirat publike, deri në këto momente janë njoftuar 165 automjete në zona të ndryshme të kryeqytetit, si dhe janë spostuar 26 të tjera, kryesisht mjete dukshëm të amortizuara dhe mjete që shiten jashtë kushteve dhe tregjeve të miratuara.Policia Rrugore e Tiranës falenderon të gjithë qytetarët për denoncimet që përcjellin çdo ditë në forma të ndryshme, për mjetet që kanë zabtuar hapësirat publike dhe mbetet e angazhuar për zgjidhjen e problemeve që vijnë si rezultat i këtij fenomeni aspak normal.

Publiée par Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë sur Mardi 4 décembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY