106-vjetori i themelimit të Ushtrisë Shqiptare, Meta: Zoti i bekoftë ushtarakët

106-vjetori i themelimit të Ushtrisë Shqiptare, Meta: Zoti i bekoftë ushtarakët

83
0
Shares

Presidenti Ilir Meta me rastin e 106-vjetorit të themelimit të Ushtrisë Shqiptare, ka përcjellë urime për gratë dhe burrat me uniformë.

Meta gjithashtu ka përcjellë urimet dhe për 210 ushtarakët që ndodhen në NATO dhe kontriboujnë për paqe.

Postimi i plotë

Me rastin e 106-vjetorit të themelimit të Ushtrisë Shqiptare, dëshiroj të përcjell konsideratat më të larta dhe urimet më të ngrohta për burrat dhe gratë nën uniformë, të cilët kanë kontribuar apo vazhdojnë të shërbejnë me përkushtim dhe sakrifica shembullore, për mbrojtjen e vendit dhe sigurinë kombëtare.

Vlerësim maksimal për kontributet e spikatura gjatë operacioneve humanitare, por edhe paqeruajtëse!
Urime të veçanta dhe të përzemërta ju përcjell 210 ushtarakëve të cilët aktualisht, nën flamurin e NATO-s, kontribuojnë për lirinë, paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Afganistan, Detin Egje, Letoni, në Mali, Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë.
Zoti i bekoftë ushtarakët shqiptarë!
Lavdi të përjetshme dëshmorëve, të cilët dhanë jetën për Atdheun!🇦🇱”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY