Mesfushori i Real Madridit dhe Kroacisë Luka Modriç fitoi Topin e Artë të vitit 2018, duke u bërë lojtari i parë i cili thyeu dyshen Ronaldo- Messi të cilët për një dekadë rresht po fitonin këtë kupë.
Modric, 33 vjeç, fitoi Champions League e tij të tretë në maj para se të ndihmonte Kroacinë në finalen e Kupës së Botës.
Ish-ylli i Brazilit dhe AC Milan Kaka, në vitin 2007, ishte lojtari i fundit i cili fitoi topin e artë, përpara se në kryesim të qëndronin për vite me radhë Ronaldo dhe Messi.
Ronaldo, i cili u bashkua me Juventusin nga Real Madridi në verë, u rendit i dyti.
Mesfushori i Barcelonës, Messi, përfundoi i pesti, me Antoine Griezmann dhe sulmuesin e PSG Kylian Mbappe, dy të cilët fituan Kupën e Botës me Francën, respektivisht në vend të tretë dhe të katërt.
Top dhjetëshja:
1-Luka Modriç
2- Kristiano Ronaldo
3- Antuan Grizman
4- Kilian Mbape
5- Lionel Mesi
6- Mohamed Salah
7- Rafael Varan
8- Eden Hazard
9- Kevin De Brujn
10- Herri Kejn.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/