Një nga arsyet e largimit, mjekët kërkojnë të mos dënohen me burg...

Një nga arsyet e largimit, mjekët kërkojnë të mos dënohen me burg për gabimet mjekësore

176
0
Shares

Mjekët kërkojnë të mos dënohen me burg për gabimet mjekësore gjatë procesit të punës. Fakulteti i Mjekësisë dhe Urdhri i Mjekut ripërsërisin një kërkesë të bërë prej një viti e gjysmë, në të cilën kërkojnë që të hiqet dënimi me burg për gabimet mjekësore. Sipas tyre, kjo është edhe një ndër arsyet kryesore, se përse mjekët largohen nga vendi.

Gabimet mjekësore nuk duhet të konsiderohen vepra penale. Kjo është kërkesa që vjen nga bluzat e bardha dhe urdhrat e profesionistëve.

Pas disa diskutimeve ata kanë hartuar një propozim për amendim të kodit penal, duke kërkuar të hiqet ndëshkimi me burg.

Arben Gjata: Gabimet mjekësore janë gabime mjekësore që mund të ndodhin siç ndodhin në jetën e përditshme, çdo njeri që mund të bëjë gabime në punë. Por këto duhet të depenalizohen, ky ka qenë propozimi që e kemi ngritur që para një viti e gjysmë.

Sipas rektorit të Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, arrestimet e mjekëve humbasin edhe më tepër besimin e pacientit.

Arben Gjata: Është e domosdoshme rikthimi i besimit mes publikut dhe mjekut. Vetëm gjatë tre viteve të fundit janë arrestuar mbi 20 mjekë. Kjo është gjithashtu një faktor që e nxit dhe nuk u krijon siguri mjekëve në ambjentet e punës.

Por, cilat janë gabimet mjekësore për të cilat nuk duhen dënuar mjekët?

Arben Gjata: Gjatë punës ti mund të mos diagnostikosh dot siç duhet një pacient, janë gabime që ndodhin gjatë punës.

Sipas rektorit, Ministria e Shëndetësisë është duke shqyrtuar kërkesën dhe mundësinë për të bërë ndryshime në kodin penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY