Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Amnistia rrezikon të dështojë, maxhoranca nuk i ka 84 vota

02/12/2018
PS dhe PD, paraqesin raporte të ndara, pro kërkesës së Prokuroisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Qeveria ka përgatitur ligjin për amnistinë e fundit të vitit 2018 dhe ia ka nisur për dhënie mendimi Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë së Përgjithshme për të dalë në një version përfundimtar dhe të pranueshëm për personat që do të përfitojnë. Por ky projektligj rrezikon të mbetet thjesht në letër.

Kjo pasi maxhoranca në parlament nuk i ka votat për ta miratuar. Sipas Kushtetutës në nenin 81 të saj në pikën ‘ë’, thuhet se ligjet për amnistinë miratohen me tre të pestat e anëtarëve të të gjithë anëtarëve të Kuvendit, pra 84 vota, që Partia Socialiste me aleatët nuk i ka.

Për të votuar ligjin e amnistisë, do të duhet që socialistët të arrijnë konsensusin me opzitën ose t’i rrëmbejnë asaj 5 deputetë. Konsensusi me opozitën nuk duket i lehtë sepse prej 4 muajsh tashmë, deputetët e Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë bojkotuar parlamentin dhe kanë vënë si kusht vetingun e politikanëve për rikthimin e tyre.

Në këto kushte shpresa mbetet tek Komisioni i Venecias, i cili më datën 14 dhjetor miraton opinionin për projektligjin e propozuar nga Partia Demokratike për vetingun në politikë. Kjo do të thotë se palët politike do të kenë një dokument mbi të cilin do të punojnë dhe kjo mund të jetë një arsye për kthimin e opozitës në Kuvend.

Një tjetër ligj i rëndësishëm, i cili do të duhet të kalojë është ligji zgjedhor, për të cilin palët kanë bërë përparime dhe vijojnë negociatat për të përmbyllur dhe pikat e fundit. Ky ligj mund të kalojë në parlament në fund të dhjetorit dhe sërish kërkon 84 vota.

Mbi 600 persona që vuajnë dënimin e tyre mund të mos e gëzojnë lirinë ose uljen e dënimit për shkak të mosmarrëveshjeve politike mes qeverisë dhe opozitës. Amnistia e fundit është kryer në fundin e vitit 2016, ku Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim së bashku me Partinë Drejtësi Integrim dhe Unitet ishin bashkë në një koalicion dhe kishin 88 vota. Atë kohë votat e pozitës nuk ishin të nevojshme edhe pse Partia Demokratike ishte kundër amnistisë së atij viti.

Tags: amnistiamazhorancaparlamentvota

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.