Deputetët e PD-së dhe LSI-së kanë bashkuar votat në Komisionin e Shëndetësisë për të rrëzuar koncesionin e vendosjes së pullës fiskale në barna, çka do të sillte rritjen e çmimit të ilaçeve me 2.4%.
“Nuk mund të votoj pro kësaj marrëveshjeje. Ajo duhet të kalojë në rinegocim dhe të vijë një herë tjetër për t’u diskutuar. Nuk mund të pranoj që me votën time të shtohet kosto në dëm të pacientit”, tha deputeti Vangjel Tavo, citon DRONI.al.
Edhe Petrit Vasili e kundërshtoi këtë projekt të Ministrisë së Shëndetësisë. Për Ministrin Beqaj, ky prozhmim bëhet me qëllim rritjen e elementë të sigurisë dhe do të gjurmojë lëvizjen e medikamenteve për përdorim spitalor.
Kostoja për pullën dhe ngritjen e sistemit të gjurmimit parashikohet të jetë në 4 milionë euro.
Deputetet e Partisë Socialiste kërkuan përcaktimin e tavanit për rritjen e fitimit nga ky rivlerësim i pullës fiskale. Marrëveshja pritet të diskutohet në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë si Komision përgjegjës për këtë çështje.
Debatet në komision
Ervin Mete: Qartësisht ky sistem vjen me një kosto dhe nga ata është propozuar një vlerë afro 2.7%, në negocim ka zbritur në 2.4%.
Ilir Beqaj: Le të themi një serum, vjen në farmacinë e spitalit, do të regjistrohet që ky fizikisht hyri në farmacinë e spitalit. Momentin kur të shkojë në pavijon, do të thotë prapë që kjo fizikisht shkoi në pavijon.
Petrit Vasili: Më mundni po qe se më gjeni në Afrikë të zezë ndonjë gjë këtu dorëzohem unë se nuk e njoh mirë atë realitet por Europën, ku pulla vlerësohet në raport me përqindjen e çmimit të barit.
Vangjel Tavo: Ju nëpërmjet nesh kërkoni që ne të rrisim 2.4% të vlerës të çdo medikamenti dhe ju prisni që ne ti japim të drejtë koncesionarit të mbledhë në vit mbi 4 milionë euro.
Albana Vokshi: Ka shumë paqartësi, ka kosto që ju kalojnë tërësisht pacientëve.
Klodiana Spahiu: Ta mendoni dhe njëherë mirë këtë punë dhe të ketë një tavan.
DRONI.al





