FOTO/Meta dekoron ish-presidentin kroat, Mesiç: Kufijtë nuk duhen ndryshuar

FOTO/Meta dekoron ish-presidentin kroat, Mesiç: Kufijtë nuk duhen ndryshuar

102
0
Shares

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekoruar sot ish-Presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesiç me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”.

Mesiç është i njohur si mbështetës i Shqipërisë. Ai është shprehur hapur se është kundër idesë Thaçi-Vuçiç për ndryshimin e kufijve mes Kosovës e Serbisë.

Ai në fjalën e tij ka përmendur detaje nga historia, teksa shprehej se me Evropën duhen hapur kufijtë dhe jo të ndryshohen.

Millosheviçi donte të ndryshonte kufijtë, – tha Mesiç, – prandaj bëri luftë, qindra mijëra njërëz u vranë dhe kufijtë nuk u ndryshuan. Evropa na duhet për të hequr njëherë e përgjithnjë luftën nga Ballkani Disa thonë sot që Millosheviçi qëllimet i ka patur të mira, po ka humbur luftërat; ata e kanë gabim edhe sot

Me Evropën, kufijtë duhet t’i hapim, jo t’i ndryshojmë. Angazhohem për përshpejtimin e integrimit në BE të të gjithë Ballkanit. Bashkëpunimi me Shqipërinë dhe Presidentin Meta është i shkëlqyer,”theksoi Mesiç.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY