Vrasja në Bllok, gjykata liron një tjetër të arrestuar

Vrasja në Bllok, gjykata liron një tjetër të arrestuar

488
0
Shares

Të tjera detaje mësohen për ngjarjen e ish-bllokut, të përqëndruara në hetimet.

Gjykata ka liruar Geldo Hotin, i cili ishte i pranishëm në ngjarjen e ish-Bllokut, ku u vra Fabiol Gaxha, dhe u plagos Ervis Martinaj dhe Eljo Hato.

Geldo Hoti u kap në Kakavijë më 5 tetor, 1 ditë pas ngjarjes në Ish-Bllok. Gjykata e Tiranës e ka liruar 37-vjeçarin më datë 22 nëntor.

Po këtë të martë, gjykata ka caktuar sot masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për biznesmenin Ajaks Boshnjakun, i cili u dorëzua në polici pasi ishte shpallur në kërkim për ngjarjen në Bllok, ku mbeti i vrarë 1 person dhe 2 të tjerë u plagosën.

Më 4 tetor në një prej lokaleve të ish bllokut gjatë një konflikti me armë mes dy grupeve mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosen Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Në kërkim vazhdojnë ende të mbeten Ervin Mata, Merviol Bilo si dhe këngëtarja Elvana Gjata. Nga ana tjetër gjykata ka dhënë masën e arrestit me burg pa afat për Ervis Martinajn dhe Eljon Haton.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY