Banorët e Astirit kanë hyrë në ditën e 24 të protestës së tyre kundrejt projektit të Unazës së Re, duke kundërshtuar zbatimin e tij i cili parashikon shembjen e shtëpive të tyre.
Prej ditësh dalin të dhëna, fakte dhe shifra sesa kushton i gjithë ky projekt, ku anëtarë të opozitës e kanë quajtur dhe vjedhje të hapur.
Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku, referuar tabelës së publikuar nga ARRSH, shkruan se shifrat të paraqitura aty tregojnë korrupsionin, ku vlera e vërtetë është 48 milionë euro.
REAGIMI I PLOTË
Kemi disa dite qe diskutojme per koston e Unazes se Tiranes dhe faktit qe kosto per kilometer eshte 20 mln euro. Ne fakt te gjitha tenderat publike japin vkeren e tenderit pa TVSH qe do te thote kosto eshte ne te vertete 48 milione euro dhe 24 milione euro per kilometer.
Kjo tabele e ARSH e tregon me se miri korrupsionin e paprecedente me kete tender!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/