Gjykim të shkurtuar, gjykata pranon kërkesën e Rexhep Rrajës

Gjykim të shkurtuar, gjykata pranon kërkesën e Rexhep Rrajës

145
0
Shares

Gjykata e Krujës e ka pranuar kërkesën e Rexhep Rrajës për gjykim të shkurtuar. Është caktuar që seanca e radhës për djalin e deputetit të PS-së Rrahman Rraja  të mbahet më 4 dhjetor.

Ndaj Rexhep Rrajës ishte vendosur masa e sigurisë ‘arrest me burg’.  Vetëm një akuzë rëndon mbi supet e 24 vjecarit Rexhep Rraja, i cili u vu në pranga pas dhunës së ushtruar ndaj të dashurës së tij Xhisiela Maloku: Përndjekje.

Me pranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar në rast dënimi, djali deputetit socialist do përftojë ulje dënimi me 1/3.

DOSJA

Ajo që bie në sy të dosjes përfundimtare, që i është dërguar Gjykatës është fakti që e cilësuara si viktimë e përndjekjes, Xhisiela Maloku, i ka qëndruar dëshmive të saja ku ka denoncuar dhunën fizike dhe presionet që i janë bërë nga Rexhepi, si për të vazhduar lidhjen e tyre ashtu edhe për t’u tërhequr nga denoncimi.

Këto fakte Prokuroria i ka vërtetuar edhe me tabulatet telefonike si dhe me përgjimet ambientale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY