Shqipëria në monitorim, deputetja: E kisha paralajmëruar, ja fushat ku po pastrohen...

Shqipëria në monitorim, deputetja: E kisha paralajmëruar, ja fushat ku po pastrohen paratë

183
0
Shares

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë Jorida Tabaku është ndalur tek një prej shqetësimeve të heshme të saj, lidhur me pastrimin e parave.

Sipas saj, fushat në të cilat pastrohen paratë, janë Lojërat e fatit, në politikat e turizmit si dhe në ndërtime.

Duke iu referuar vendimit të fundit të Moneyval, institucionit të rëndësishëm që bën herë pas herë studime, deputetja thotë se vlerësimi i fundit i tij vjen mbas raportit të DASH që thekson rrezikun në rritje të pastrimit të parave dhe të Institutit të Bazelit për Shqipërinë si vend me rrezik.

Kujtojmë se Moneyval vendosi Shqipërinë në monitorim të rreptë për pastrimin e parave.

Reagimi i plotë

Moneyval vendos Shqipërinë në monitorim të rreptë për pastrimin e parave!

Nje institucion tejet i rëndësishëm si Moneyval që ka bërë studime edhe mbi Shqipërinë duke i bërë publike pak muaj më parë, konfirmon pohimet tona. Jo më larg se pak ditë më parë, siç mediat e bënë publike, institucioni më i rëndësishëmnë fushën e luftës ndaj Pastrimit të Parave ka detyruar Këshillin e Europës që të vendosë në monitorim të rreptë institucionet shtetërore dhe vetë Shqipërinë për pastrimin e parave.

Ka kohë që si opozitë paraqesim fakte të pamohueshme që Shqipëria është kthyer në një vend ku pastrohen paratë e drogës. Por propaganda dhe makineria e pastrimit të imazhit të qeverisë ka baltosur argumentet e qarta duke gënjyer dhe mohuar.

Si zëvendëskryetare e komisionit të Ekonomisë dhe Financave kam ngritur disa herë shqetësimin se politikat në hoteleri turizëm për ulje taksash selsktive, ndërtimi në Tiranë dhe sidomos Lojërat e Fatit janë fusha ku pastrohen para dhe se qeveria po mbyll sytë. Kam pasur komunikime dhe me Bankën e Shqipërisë dhe me institucione të tjera për të siguruar që të merren masa maksinale që këto para të mos depërtojnë në sektorin bankar, e ne ekonomi.

Rënia e pashpjegueshme e kursit të euros prej një viti, rritja e numrit të pikave të basteve, rënia e kredisë bankare dhe rritja e ndërtimit në Tiranë duhet të kishin qenë këmbana alarmi për qeverinë. Por asnjë nga paralajmërimet tona nuk u dëgjuan dhe jemi në situatën kur Shqipëria vihet në monitorim të rreptë deri në marrjen e masave në vitin 2019.

Laku po ngushtohet për qeveritarët dhe ato që kanë në dorë makinën e propagandës. Fatkeqësisht vendi jonë kthehet disa hapa pas, që ne i kishim kaluar që në vitin 2010. Por, kjo është trajektorja e shëmtuar e një vendi që u kanabizua për katër vjet me radhë, u kthye në një magazinë dhe shpërndarëse droge dhe sot gjendet përpara miliardave të drogës dhe bosëve të drogës që qeverisin.

Vlerësimi i Moneyval vjen mbas raportit të DASH që thekson rrezikun në rritje të pastrimit të parave dhe të Institutit të Bazelit për Shqipërinë si vend me rrezik.

A ka zgjidhje? Natyrisht që po! Ligji antimafia dhe propozimet e PD për çlimirin e Shqipërisë nga tentakulat e krimit të organizuar dhe shtetit kartel.

Kjo çliron ekonominë e mbështet biznesin e ndershëm, stimulon punën e i jep frymë ekonomisë!

A ka zgjidhje? Natyrisht që po! Ligji antimafia dhe propozimet e PD për çlimirin e Shqipërisë nga tentakulat e krimit të organizuar dhe shtetit kartel.

Kjo çliron ekonominë e mbështet biznesin e ndershëm, stimulon punën e i jep frymë ekonomisë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY