Vrasja në ish-Bllok, zbardhet dëshmia e mikut të Ervin Matës: Pse u...

Vrasja në ish-Bllok, zbardhet dëshmia e mikut të Ervin Matës: Pse u vetëdorëzova

215
0
Shares

Ditën e djeshme është vetëdorëzuar në polici, Ajaks Boshnjaku i cili ishte shpallur në kërkim në lidhje me përfshirjen e tij në ngjarjen e rëndë që ndodhi në zonën e ish bllokut në Tiranë, më 4 tetor të muajit të kaluar mes grupit të Ervis Martinajt dhe atë të Ervin Matajt.

Këtë të hënë, Boshnjaku, mik i Ervin Matës, ka dhënë dëshminë e tij. Ai është shprehur se menjëherë sapo ka filluar sherri, ai është larguar.

Sipas dëshmisë së tij, mësohet se ai nuk pranon të jetë i përfshirë në ngjarje.

Nuk kam lidhje me konfliktet mes Ervin Matës dhe Ervis Martinajt. U vetëdorëzova pasi u qartësua pozicioni im në këtë konflikt, ka thënë ai.

Boshnjaku pritet të dalë për masë rivlerësimi nesër në Gjykatën e Tiranës.

Më 4 tetor në një prej lokaleve të ish bllokut gjatë një konflikti me armë mes dy grupeve mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosen Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Në kërkim vazhdojnë ende të mbeten Ervin Mata, Merviol Bilo si dhe këngëtarja Elvana Gjata. Nga ana tjetër gjykata ka dhënë masën e arrestit me burg pa afat për Ervis Martinajn dhe Eljon Haton.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY