Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Të fshehur në kamion për të shkuar në Itali, kapen 3 të rinj në portin e Durrësit

26/11/2018
Ambasada reagon pas lirimit të turkut nga Gjykata e Durrësit: Skandaloze!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia Kufitare ka zbuluar në një kamion 3 shtetas, të cilët po përpiqeshin  të kalonin Portin e Durrësit duke iu shmangur kontrollit të dokumentacionit. Si pasojë është arrestuar në flagrancë drejtuesi i kamionit dhe janë sekuestruar një kamion dhe vlera monetare.

Gjithashtu nga kontrollet e ushtruara janë kapur edhe dy shtetas të tjerë me dokumenta të falsifikuara.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Durrës në zbatim të masave shtesë për intensifikimin e kontrolleve, me qëllim parandalimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, gjatë kontrollit në vijën e dytë kanë gjetur të fshehur në rimorkion e një kamioni tip Scania tre shtetas shqiptarë, në tentativë për të kaluar kufirin drejt Italisë në mënyrë të paligjshme:

•A.Z. 23 vjeç, banues në Lezhë;
•M.Gj. 27 vjeç, banues në Mirditë;

•B.T. 23 vjeç, banues në Mirditë.

Shtetasit e mësipërm janë ndëshkuar me masë administrative për shmangie të verifikimit kufitar me 20 mijë lekë të reja gjobë secili.

Është arrestuar në flagrancë drejtuesi i kamionit, shtetasi T.M. 30 vjeç, banues në Sukth, Durrës. U sekuestruan në cilësinë e provave materiale kamioni dhe shuma monetare prej 1000 euro dhe 4 aparatë telefoni celular.

Gjithashtu nga kontrollet e dokumentacionit të udhëtarëve janë kapur dhe proceduar në gjendje të lirë dy shtetas, L.K. 22 vjeçe dhe A.A. 56 vjeç, të cilët tentuan të kalojnë kufirin me dokumenta të falsifikuara.

Shtetases L.K. gjatë kontrollit të dokumentacionit iu gjet një kartë identiteti italiane e dyshuar e falsifikuar ndërsa shtetasit A.A. një leje drejtimi e dyshuar e falsifikuar.

Policia Kufitare Durrës vazhdon punën për të goditur kalimet e paligjshme të kufirit duke forcuar kontrollet për verifikimet kufitare.

Tags: kapenporti i durresitte fshehurte rintjte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.