Partia Demokratike vazhdon dita-ditës të instistojë dhe kërkojë arrestimin e kryebashkiakut Vangush Dako.
Në deklaratën për mediat, Deputetja e PD Lindita Metaliaj tha se duke patur prokurorinë politike si protektore të pushtetit ilegjitim të Edi Ramës, Kryetari i Bashkisë së Durrësit, mund ta shtyjë për pak arrestimin e tij, por ai e di shumë mirë se koha punon kundër tij.
Sipas saj, Dako ka kryer krim dhe duhet të ndëshkohet.
”Bandat ishin shtabi qëndror elektoral i Vangjush Dakos dhe Partisë Socialiste në Durrës. Bandat kanë blerë vota, kanë kërcënuar e intimiduar votuesit, ndërsa Vangjush Dako i ka shpërblyer ato me tendera dhe pasuri publike”, u shpreh deputetja.
DEKLARATA E PLOTË
Pas zgjedhjeve te vitit të kaluar, vëzhguesit ndërkombëtarë pranuan blerjen e votave, kërcënimin dhe intimidimin e votuesve. Pas daljes në dritë dosjes 339, askush nuk mund ta mohojë këtë.
Përgjimet e dosjes 339 kanë zbuluar para të gjithëve se Kryeatari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, është kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me bandat në zgjedhje.
Bandat ishin shtabi qëndror elektoral i Vangjush Dakos dhe Partisë Socialiste në Durrës. Bandat kanë blerë vota, kanë kërcënuar e intimiduar votuesit, ndërsa Vangjush Dako i ka shpërblyer ato me tendera dhe pasuri publike.
Ky është krim elektoral dhe ky krim elektoral duhet të ndëshkohet!
Për bashkëpunimin me krimin e organizuar në Durrës dhe blerjen e votave në shkëmbim të favoreve, Vangjush Dako meriton të shkojë në burg!
Duke patur prokurorinë politike si protektore të pushtetit ilegjitim të Edi Ramës, Kryetari i Bashkisë së Durrësit, mund ta shtyjë për pak arrestimin e tij, por ai e di shumë mirë se koha punon kundër tij!
Strategjia e Edi Ramës për ta shitur bashkëpunimin me krimin si normalitet politik synon të mpijë reagimin e shoqërisë, por nuk ka për të funksionuar!
Të vërtetat e dosjes 339 për masakrën elektorale dhe pushtetin e blerë përmes bandave nuk mund t’i mbulojnë as kërcënimet e propaganda e Edi Ramës, as heshtja e Vangjush Dakos!
Vangjush Dako do të arrestohet, do apo nuk do Edi Rama!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/