Basha i përgjigjet Ramës: Po protestojnë hallexhinjtë, se ti ke bëre pazar...

Basha i përgjigjet Ramës: Po protestojnë hallexhinjtë, se ti ke bëre pazar me…

159
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha replikoi sot pasdite nga Unaza e re me kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit tha se  aty protestojnë anëtarët e PD dhe jo qytetarët hallexhinjtë.

Basha u shpreh se aty protestojnë hallexhinjtë, pasi Rama ka bërë pazare kokë më kokë me ndërtuesit për t  vjedhur  40 milionë euro.

Deklarata e Bashës:

Edi Rama është një hajdut, këta banorë janë këtu pasi ai po vjedh 40 milion euro. Pazaret i ka bërë kokë më kokë, i ka bërë kokë më kokë pazare për të vjedhur 40 milionë euro për saraje t e Surrelit.

Janë shoqëruar protestuesit, çfarë do bëni?

Ne kemi qenë dhe do jemi pranë banorëve, jemi këtu për ti mbështetur. Ky është një projekt i agait të Surrelit. Ky është kandidat për librin Guinnes për këtë vjedhje, pasi janë ulur kokë më kohë dhe kanë caktuar se sa do vjedhin. Për pasurinë e tij ka traumatizuar këta qytetar, këta vogëlush. Prandaj u them qytetarëve ngrihuni sa nuk është vonë.

Çfarë u sugjeroni banorëve të Astirit?

Unë nuk u sugjeroj asgjë, ata e dinë se çfarë bëjnë.

Prononcimi i plote:

Prononcimi për mediat i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas takimit me protestues të Unazës së Re 

Zoti Basha, Rama sapo ka thënë në facebook se kjo nuk është një protestë e hallexhinjve, por protestë e Partisë Demokratike dhe e opozitës.

Edi Rama është një hajdut, sepse do të vjedhë 40 milionë euro, duke shkelur ligjin, duke shkelur ligjin e prokurimeve, duke shkelur ligjin e legalizimeve, duke shkelur kushtetutën, duke shkelur ligjet për shpronësimet. Ky nuk është projekt për qytetin e Tiranës, ky është projekt për Vilën e Surrelit. Agai i Surrelit do që me një të rënë të lapsit, të marrë 40 milionë euro, pasi pazaret i ka bërë kokë për kokë, është ulur ai kokë më kokë për të bërë pazaret e tenderit, për të vjedhur 40 milionë euro. Ndërsa ne jemi këtu në krah të këtyre njerëzve për t’i mbështetur dhe për të denoncuar këtë megavjedhje.

Zoti Basha, janë shoqëruar me dhjetëra protestues, çfarë ka bërë opozita për ta? Ka marrë informacionin e duhur ku janë shoqëruar këta protestues, dhe çfarë do bëhet në vijim?

Ne jemi 24 orë pranë tyre, kudo ku ata janë shoqëruar ka pasur deputetë të opozitës, u kemi ofruar ndihmë ligjore dhe u kemi ofruar familjarëve të tyre gjithë solidaritetin, ndihmën dhe mbështetjen tonë, shpirtërore, ligjore dhe të gjithanshme.

A ka ndryshime gjatë këtyre 24 orëve, ka ndryshuar situata…?

Ka ndryshuar. Po ju s’keni hetuar fare për këtë punë, prisni të vij unë t’jua them? Hetojini dhe ju se sa janë, sa janë liruar, se kush janë këta persona, pse janë ndaluar. Bëni edhe ju punën tuaj, mos prisni të vij unë t’jua them gjithçka.

Qytetarët nuk duhet të presin që kjo e keqe të vijë në dyert e tyre, por duhet të bashkohen këtu, sepse kjo betejë nuk është vetëm për këta protestues dhe familjet e tyre, por është për të gjithë qytetarët. Shikoni, ato 40 milionë euro që do të marrë agai i Surrelit, se ky është projekt i Vilës së Surrelit, nuk është projekt i qytetit të Tiranës. Kjo është megavjedhje. Nuk ka në analet e historisë së infrastrukturës botërore, ky është kandidat për librin Guiness për vjedhjen që po bëhet këtu, dhe kjo vjedhje bëhet drejtpërdrejt nga Edi Rama. Pse nuk është bërë prokurimi? Sepse ky vetë është ulur kokë më kokë me ato 3 kompanitë dhe u ka thënë: ti do marrësh kaq e unë kaq. Kështu me të dytin e kështu me të tretin. Ky është projekt i Vilës së Surrelit. Vila e Surrelit do të lërë këta vogëlushë pa shtëpi. Për Vilën e Surrelit, për xhepat e tij, për pasurinë e tij, i ka traumatizuar gjithë këta familjarë.  Pra, ka treguar se është në gjendje që të shkelë jo vetëm mbi ligjin e kushtetutën, por mbi sigurinë e këtyre familjeve, mbi jetën e këtyre vogëlushëve, prandaj u them gjithë shqiptarëve: Ngrihuni, sa nuk është vonë, këtu dhe kudo që të jenë!

Çfarë do t’u sugjeroni banorëve të Astir-it, pas protestës së djeshme?

Unë nuk kam nevojë t’u sugjeroj asgjë banorëve të Astirit. As unë e as ju. E dinë vetë se çfarë bëjnë. Një gjë ju kam thënë, do të jemi në krah të tyre dhe jemi në krah të tyre.   ​

LIVE- Në krah të banorëve të Unazës së Re !

Publiée par Lulzim Basha sur Vendredi 23 novembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY