Unaza e Madhe, Basha: “Aferë korruptive e Ramës, 2 mijë euro 1...

Unaza e Madhe, Basha: “Aferë korruptive e Ramës, 2 mijë euro 1 centimetër katror”

151
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha foli për vijë të kuqe në rastin e prishjes së banesave nga prekja e projektit të ndërtimit të Unazës së Madhe.

Në një dalje për mediat nga selia blu, kreu i opozitës u shpreh se Unaza e Madhe është një aferë korruptive e kryeministrit Rama.

Sipas Bashës, 2 mijë euro metri katrorë është vjedhja që Edi Rama po bën tek Astiri.

Basha: Mjafton e vërteta për ta kuptuar se kjo është një tragjedi jo vetëm për këta banorë dhe qindra vogëlushë, por është një vijë e kuqe që kërcënon fatin e çdo shqiptari dhe shtëpinë e cdo shqiptari. Faktet janë të rënda, nuk ka nevojë për interpretim. Ka dy javë që Rama dhe lukunia e tij barbare me propagandë po i ushqen opinionit publik mashtrime dhe gënjeshtra me shpresën se do tja hedh pa u laguar dhe me shpresën se do të triumfojë antiligji.  

Afera e unazës së madhe është vjedhje e hapur direkte nga rama. Gjithcka është negociuar nga rama. Vjedhja përbëhet nga dy komponentë. Rrëmbimi i taksave dhe rrëmbimi i pronave të afro 1000 familje, 317 shtëpitë e të cilave do të prishen në kundërshtim me ligjin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY