Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shuhet greva e urisë në burgun e Burrelit, ja “babagjyshi” që e organizoi

23/11/2018
Shuhet greva e urisë në burgun e Burrelit, ja “babagjyshi” që e organizoi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Greva e 18 të dënuarve të Burgut të Sigurisë së Lartë është mbyllur mëngjesin e djeshëm, ndërkohë që ata tashmë janë transferuar në burgje të tjera.

Ilir Kupa, “babagjyshi” i akuzuar për grabitjen spektakolare me armë në qendrën tregtare “TEG” në Tiranë, mësohet të ketë qenë edhe organizatori i protestës dhe më pas grevës së urisë në Burgun e Burrelit.

Ai dhe 17 të dënuar të tjerë ia kanë arritur qëllimit të tyre për t’u transferuar nga Burgu i Sigurisë së Lartë Burrel, duke iu shmangur kështu rregullave strikte dhe kontrolleve të vazhdueshme të gardianëve, por edhe kushteve mizerabël që ka aktualisht ky burg.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Stefan Çipa, pasi ka parë nga afër kushtet ku janë izoluar të dënuar me burgime të përjetshëm dhe mbi 25 vjet është shprehur se gjendja nuk është normale dhe se situata duhet të ndryshojë. Ditë më parë ka nisur një investim i rëndësishëm për hidroizolimin e tarracës së burgut dhe përmirësimin e kushteve në mjediset e ajrimit të të dënuarve.

Drejtori Çipa ka parë nga afër qelitë dhe mjediset e tjera të burgut dhe është shprehur se është e papranueshme prania e lagështirës. Ai dhe vartësit e tij kanë parë në mure praninë e lagështirës dhe kanë pranuar se transferimi i të dënuarve është i domosdoshëm, pavarësisht se cilët janë organizatorët e grevës së urisë. Ndërkohë, greva konsiderohet e mbyllur pasi të burgosurit e tjerë kanë pranuar mëngjesin e djeshëm të ushqehen nga kuzhina e burgut.

Ditë më parë, të dënuarit kishin paralajmëruar grevë urie, pasi sipas tyre kushtet dhe higjiena në burg është mjaft e rëndë. Ata u ankuan edhe për kuzhinën dhe refuzuan të hanin ushqimet e burgut duke pretenduar se fasulet, orizi, makaronat dhe mjaft produkte të tjera janë të pakonsumueshme, pasi përmbajnë miza dhe krimba.

Kushtet e këqija në Burgun e Burrelit i ka pranuar edhe institucioni i Avokatit të Popullit, i cili tri ditë më parë nëpërmjet një reagimi bëri të ditur se prej tri vitesh ka kërkuar mbylljen e këtij burgu për shkak të kushteve të papranueshme për të dënuarit./panorama

Tags: burgu burrelitgreva e uriseilir kupa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

30/05/2026
Berisha: Kandidatët më të mirë për Këshillin Kombëtar. Kandidaturat janë sjellë nga degët

Berisha: Kandidatët më të mirë për Këshillin Kombëtar. Kandidaturat janë sjellë nga degët

30/05/2026
Berisha në Kuvendin e PD: Nuk do t’ju drejtoja kurrë po të mos besoja te fitorja

Berisha në Kuvendin e PD: Nuk do t’ju drejtoja kurrë po të mos besoja te fitorja

30/05/2026
Banorët e Zvërnecit dhe Pishë Poros sërish në protestë kundër projektit turistik

Banorët e Zvërnecit dhe Pishë Poros sërish në protestë kundër projektit turistik

30/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Pas protestës në Zvërnec, reagon kompania: Investimi 4 miliardë euro, trualli është pronë private

Pas protestës në Zvërnec, reagon kompania: Investimi 4 miliardë euro, trualli është pronë private

30/05/2026
Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

30/05/2026
Berisha: Kandidatët më të mirë për Këshillin Kombëtar. Kandidaturat janë sjellë nga degët

Berisha: Kandidatët më të mirë për Këshillin Kombëtar. Kandidaturat janë sjellë nga degët

30/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.