Protestat e sotme të banorëve të Astirit u përshkallëzuan duke shkuar deri në përplasje mes policisë dhe banorëve të cilët tentuan të hyjnë disa herë brenda në Parlament.
Situata u tensionua akoma dhe më shumë, kur u hodhën shashka dhe kapsolla, të cilat fillimisht u thanë se i hodhën banorët.
Por për mediat, një protestuese tha se po provokohen nga policia. Sipas saj dhe banorëve të tjerë, ka policë të veshur civil, që po provokojnë banorët, dhe janë ata që po hedhin shashka dhe kapsollë. Më tej ajo shton se policia nuk i ka provokuar, por i ka sulmuar dhe madje ka drejtuar armën kundrejt tyre.
Gjatë protestës policia në njoftimin e saj për mediat, deklaroi se janë plagosur 6 efektivë të Policisë së Shtetit, ku njëra prej efektiveve ka plagosje në krahë.
Banorët e Astirit po protestojnë para ambienteve të jashtme të Kuvendit, duke kërkuar që të takojnë me ngulm kryeministrin Rama dhe deputeten e zonës Blerina Gjylameti, që sipas tyre iu ka premtuar legalizimin e banesave në fushatë. Ata kërkojnë dëmshpërblim 100% me vlerën e tregut.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/