Përpos impenjimeve të shumta në drejtimin e një prej emisioneve më të ndjekura të showbizit ‘Thumb’, Aulona Musta gjithmonë e gjen kohën për t’u stërvitur.
Moderatorja dhe gazetarja e njohur, e cila është tejet aktive me postime në rrjetet sociale, tashmë është kthyer padyshim në një burim energjish dhe motivi për të gjithë ata që nuk gjejnë vullnetin e duhur për t’u marrë me veten.
Aulona ka postuar në rrjetet sociale, ndryshimin e saj në vetëm 4 muaj stërvitje intensive në palestër, nga ku shohim forma të mrekullueshme dhe me të vërtet kjo vajzë duhet përgëzuar.
Aulona ka shumë vite që rregullisht ndjek palestrën, duke qënë një ndër personazhet VIP më energjikë, të palodhur, aktivë, interaktive dhe me super vullnet.
Ja çfarë shkruan Aulona në Instagram:
Disipline, vullnet, perkushtim, pasion… dhe brenda kater muajve ndryshimi eshte ky! Tek foto e pare (majtas), kam qene 59 kg, masa muskulare thuajse me ishte shkaterruar per shkak te regjimit dhe aktivitetit totalisht ndryshe ne Dancing with the stars.
Foto e dyte, djathtas, sot, nentor, kater muaj me pas dhe kater kg me shume (63). Regjim dhe stervitje totalisht e ndryshme: eshte eleminuar thuajse fare cardio dhe eshte shtuar shume stervitja me pesha!
Deri para 2-3 vitesh kam dashur gjithmone te kem trupin ne foton e pare, prandaj (per 8-9 vite) dhe stervitja ka qene gjithmone shume cardio (aerobi, zumba, vrap). Keto dy vitet e fundit, mendimi dhe deshira eshte totalisht tjeter: dua trupin e fotos se dyte dhe po punoj shume fort per ta arritur! Nuk eshte e thjeshte, sepse puna dhe stervitja me e madhe, ne radhe te pare fillon tek mendja, pastaj vazhdon tek trupi!
Mos harroni: njeriu me forcen e mendjes dhe vullnet, mund te arrije gjithcka deshiron!(K.Balliu/Droni.al)
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/