Mosantarësimi i Kosovës në Interpol, ish-presidenti: Izolim ekonomik e politik Serbisë

Mosantarësimi i Kosovës në Interpol, ish-presidenti: Izolim ekonomik e politik Serbisë

105
0
Shares

Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar lidhur me mosantarësimin e Kosovës në INTERPOL. Pas votimit të djeshëm, ku vende si Rusia apo Maroku votuan kundër, Kosova nuk arriti të bëhej dot pjesë e institucionit më të lartë të sigurisë në botë.

Kujtojmë se Serbia pati një reagim të menjëhershëm, teksa e konsideronte këtë gjë fitore për ta.

Nishani shkruan se kjo është nxitje urrejtje në Ballkan dhe se duhet të merret parasysh një platformë e izolimit ekonomik të Serbisë.

Reagimi i plotë

Votimi kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL nuk është gjë tjetër veçse mbajtja gjallë e armiqësisë në vend të pajtimit, është nxitje e urrejtjes në Ballkan në vend të mirëkuptimit, do të thotë mburojë për krimin e organizuar në vend të sundimit të ligjit.

Kjo “aleancë anti”, është një reminishencë e vjetër për të gjalluar hegjemoninë serbe kundër popujve të tjerë të Ballkanit.
Turp !

Shqipëria duhet të iniciojë me vendet e tjera të Ballkanit një proçes izolimi ekonomik e politik ndaj platformës destruktive të Serbisë e cila vazhdon të investohet me aleatët e saj në minimin e paqes dhe stabilitetit të Ballkanit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY