Vasili: Edi Rama i kapur, del hapur kundër SHBA për Tahirin

Vasili: Edi Rama i kapur, del hapur kundër SHBA për Tahirin

123
0
Shares

Kreu i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka përshëndetur deklaratën e bërë sot nga Ambasada Amerikane, e cila kërkoi hetim të thelluar për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i akuzuar për trafik droge.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Vasili shkruan se amerikanët janë gjithmonë në krah të popullit shqiptar duke folur hapur kundër krimit dhe kriminelëve, ndërsa Rama është pozicionuar në krah të tyre.

 

POSTIMI I VASILIT:

Edi Rama i kapur,del hapur kunder SHBA per Tahirin.

Ambasada Amerikane ne Tirane duke qene si gjithmone ne krah te popullit shqiptar dhe kunder krimineleve dhe pushtetareve te inkriminuar, foli sot shume qarte per ta dhe per Tahirin.

Ndersa kryeministri i kapur per gryke dhe nen shantazhin e krimit te ulur ne pushtet mashtroi per Tahirin duke u bere njësh me veprimtarine kriminale ben deklarata per te cilat duhet te kishte ikur qe dje.

Ja cfare deklaron Ambasada e SHBA:

“Ne presim hetimin e plotë të tij, ashtu siç presim që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin.”

Ja cfare deklaron paturpesisht kryeministri ne largim:

“Jeni ju që duhet t’i kërkoni falje Tahirit që kërkuat arrestimin mbi llafet e dy kriminelëve. Tani prokuroria italiane, nga më jakobinet në Europë dhe që bëri hetimet më të thella dhe që gjykata italiane i dha Saimir Tahirit pafajësinë e plotë për atë llum kazani.”

Kush degjon e beson më kete llum kryeminister dhe nuk degjon Ameriken do te thote qe nuk ka asnje respekt per veten.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY