Shqipëria pret në “Elbasan Arena” Uellsin në një miqësore luksi.
Kuqezinjtë do të tentojnë të bëjnë kthesën, pas asaj humbje turpëruese 4-0 ndaj Skocisë dhe përballë Bale me shokë kërkojnë vetëm fitoren. Ndërkohë dy skuadrat kanë publikuar dhe formacionet zyrtare, me Panuccin që ka bërë disa ndryshime të vogla nga formacioni i së shtunës.
45 vjeçari i ka besuar një fanellë titullari Elseid Hysaj dhe Migjen Bashës, të pezulluar për ndeshjen e para pak ditëve në “Loro Boriçi”. Debutim nga minuta e parë për Ardian Ismajli, ndërsa Mërgim Mavraj do të jetë sërish me shiritin e kapitenit në krah.
Gjithsesi, bie në sy skema e aplikuar nga italiani i cili i beson sërish një 3-5-2. Në krahun tjetër, Ryan Giggs nuk i ka besuar që nga minuta e parë yllit të tij, Gareth Bale, i cili ndodhet në stol sëbashku me talentin e Arsenalit, Aaron Ramsey.
Formacionet zyrtare:
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/