Greqi, 15 vjecari shqiptar vdiq me shokët, detaje tragjike nga aksidenti

Greqi, 15 vjecari shqiptar vdiq me shokët, detaje tragjike nga aksidenti

210
0
Shares

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti dramatik që i mori jetën një 15 vjeçari me origjinë shqiptare dhe dy shokëve të tij po të së njëjtës moshë në Kyparissia të Greqisë.

Mediat greke shkruajnë se të rinjtë në vend që të shkonin në shkollë, njëri prej tyre, pikërisht shqiptari Enriko Buzani, ka marrë makinën e babait të tij për të dalë shëtitje në Fliliatra.

Gjatë udhëtimit, ai duket se ka humbur kontrollin e makinës, duke u përplasur me një furgon.

“Fëmijë të qetë. Ata nuk kanë krijuar probleme për asgjë. Dhe kjo më befason. Shkon dhe merr makinën e babit të tij dhe ecën me një shpejtësi të tillë“, thotë drejtori i shkollës.

Ai shtoi se përplasja ishte aq e rëndë saqë kufomat e tyre ishin deformuar aq shumë sa nuk njiheshin.

Ironik është fakti se nëna e njërit prej 3 të rinjve punonte në spital, kur trupat e pajetë u transportuan atje.

Ajo nuk e kishte menduar kurrë që midis të vdekurve ishte djali i saj, pasi e dinte se ishte në shkollë.

Ndërkohë, një djalë i katërt 15 vjeçar, refuzoi të ndiqte shokët mëngjesin e djeshëm, një vendim që i shpëtoi kështu jetën.

Të tre djemtë i përkisnin klubit të futbollit “Athletic Club Kyparissia”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY