Kosova nuk arrin të bëhet anëtare e INTERPOL-it, shtetet që votuan kundër

Kosova nuk arrin të bëhet anëtare e INTERPOL-it, shtetet që votuan kundër

138
0
Shares

Kosova nuk ka arritur të marrë antarësimin në Interpol.

Pas dështimit në raundin e parë, edhe në raundit të dytë të votimit, Kosova nuk ka arritur të marrë 2/3 e votave për t’u bërë pjesë e njërit nga mekanizmat më të rëndësishëm të sigurisë në botë.

Votimi në raundin e dytë në Asamblenë së Përgjithshme të INTERPOL-it për Kosovën ishte 68 pro, 51 kundër dhe 16 abstenime. Këto vota nuk ishin të mjaftueshme që Kosova të jetë pjesë e kësaj organizate për bashkëpunim policor.

Vota kundër për Kosovën kanë pasur shtetet si Maroku, Bjellorusia, Kina e Namibia. Kundër ashtu siç pritej, ishte edhe Rusia.

Menjëherë pas këtij votimi final, ka reaguar dhe Serbia përmes ministrit të brendshëm, i cili ka deklaruar se kjo është një fitore për ta.

Interpol është organizata më e madhe e policisë ndërkombëtare, ndërsa është themeluar në vitin 1923 për të nxitur bashkëpunimin policor. Në fakt, roli bazë i INTERPOL-it është të funksionojë si një qendër informacioni.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY