Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin Kyparissia të Greqisë, ku fatkeqësisht humbën jetën tre adoleshentë.
Mes viktima është edhe një 15-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet.
Sipas informacioneve nga mediat greke, dy viktimat e tjerë janë një grek e një bullgar, të gjithë 15 vjeç.
Makina me të cilën udhëtonin tre shokët u përplas me një kamion që drejtohej nga një shtetas bullgar, i cili ka pësuar dëmtime të lehta.
Nga përplasja e fortë humbën jetën menjëherë adoleshentët grek e bullgar, kurse 15-vjeçari shqiptar u dërgua në gjendje kritike në spitalin e Rio të Patras, por ndërroi jetë më vonë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/