Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Nipi qëllon xhaxhain, vrasja e policit në Podujevë, detajet nga ngjarja e rëndë

19/11/2018
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Podujevë, ku nipi qëlloi xhaxhain e tij me pushkë.

Bëhet fjalë për një ish-pjesëtar të policisë së Kosovës, i cili quhet Halit Zhdrrella.  Pasditen e së dielës ai kishte zgjedhur që ta kalonte në gjueti bashkë me nipërit e tij.

Ai u vra aksidentalisht nga nipi i tij, T. Zh., 31 vjeçar në sy të fëmijëve. Ky i fundit ka qenë duke e pastruar pushkën e gjuetisë.

NGJARJA

Nipi e vrau xhaxhain aksidentalisht, derisa kishte qenë duke e pastruar një pushkë gjuetie, me të cilën ai bashkë me xhaxhin planifikonin ta ushtronin pasionin e tyre për gjah. Por, një plumb i shkrepur pa dashje, ia mori jetën 58 –vjeçarit.

Sipas Kryeprokurorit Beka, djali i vëllait të policit së bashku me fëmijët e policit kanë qenë duke e pastruar një pushkë gjuetie e cila më pas është shkrepur dhe ka qëlluar policin me inicialet H. Zh.

“Ngjarja ka qenë kështu, ata (T. ZH dhe fëmijët e policit) kanë qenë duke e pastruar pushkën e gjuetisë. Gjatë pastrimit, arma është shkrepur dhe ka qëlluar policin. Kjo ka bërë që ai të mos u mbijetojë plagëve dhe ka vdekur. Është arrestuar i dyshuari T. ZH nga ana e policisë dhe është dërguar në mbajtje. Ai gjatë ditës së sotme do të lirohet për shkak të varrimit. Mund të ju them se nga hetimet deri më tani, rasti po cilësohet si vrasje nga pakujdesia”, tha Beka.

FAMILJA ZHADRELLA

Familja Zhdrella nga fqinjët përshkruhet si familje e respektuar.

“…nuk kemi fjalë për këtë rast. Për 1 mijë vite më Halit Zhdrellë nuk ka. Nuk e di se çfarë të them për këtë rast të rëndë. Familje më të mirë nuk ka”, ka deklaruar njëri nga fqinjët e viktimës.

Media gjendet në familjen e të ndjerit. Ata janë të shokuar nga rasti dhe pohojnë se e gjithë ngjaja ndodhi aksidentalisht.

“…krejt çka mund të themi është që ngjarja ka ndodhur aksidentalisht”, ka deklaruar një i afërm i viktimës.

Tags: podujevepolicivrasja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.