Përkeqësimi i motit dhe reshjet e borës në disa zona kanë shkaktuar defekte duke lënë disa fshatra pa energji. elektrike.
Përmes një njoftimi për shtyp, OSHEE bën me dije se kush janë zonat e prekura dhe nëse ka ende defekte.
Sipas OSHEE-së, rajoni më i prekur nga moti i keq ka qenë zona e Korçës ku janë konstatuar përcjellës të këputur të linjës 35 kV, thyerje izolatorësh, dëmtime kabllosh.
Si pasojë e terrenit malor, birgadat e punonjësve të OSHEE e kanë pasur të pamundur të ndërhyjnë në zonat e thella. Me ndalimin e reshjeve dhe pastrimin e rrugëve nga borëpastrueset, ka rinisur sot herët puna në terren.
Sipas informacionit të orës 10:00 të dispecerisë së tensionit të mesëm dhe të ulët në kompaninë OSHEE, është normalizuar situata e furnizimit me energji në zonën e Dardhës, Voskopojës, Fushë-Maliq, Podgorie, Sheqeras, Bitinckë, Komuna Qendër.
Gjithashtu energji ka marrë dogana Kapshticë si dhe është vendosur në punë linja 35 kV Maliq-Lozhan që kishte përcjellës 35 kV të keputur.
Është normalizuar furnizimi me energji i nënstacionit Lozhan dhe kanë marrë energji komuna Moglicë dhe Hecet (Strelca, Verba).
Me përmirësimin e motit, vijon puna në terren e brigadave të OSHEE-së për evidentimin dhe eliminimin e defekteve në rrjetin e tensionit të mesëm dhe të ulët si dhe në kabina.
Aktualisht janë pa energji pjesërisht fshatrat:
Stravaj, Mjeshovë, Cakran, Kumë, Lekbibaj, Fajza, Kacinar, Luf, Vithkuq, Trebinjë, Miras, Progër, Velçan, Lozhan, Voskop, Liqenas, Hocisht, Ploçisht, Drenovë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/