Alarmi për tritolin në makinën e Drejtorit të Hekurudhës, çfarë u gjet...

Alarmi për tritolin në makinën e Drejtorit të Hekurudhës, çfarë u gjet brenda shishes plastike

169
0
Shares

Ka qenë një paralajmërim për kreun e Hekurudhave në Durrës, gjithë skena e krijuar mëngjesin e sotëm, se në makinën e tij kishte një sasi tritoli.

Në dëshminë para policisë, Ani Dyrmishi është shprehur se ishin banorët të cilët e njoftuan se kishin parë një shishe të dyshimte me diçka të zezë  brenda saj dhe ndaj ai nuk tentoi të hynte brenda.

Por, sipas verifikimeve nga specialistët, u zbulua se brenda shishes nuk kishte lëndë plasëse dhe se kjo ishte alarm fals. Në brendësi të shishes u gjet një sasi nitrati dhe pranë saj u gjet dhe një telefon, i cili mesa duket ishte përdorur për të krijuar më shumë tension.

Vetë, Dyrmishi nga ana tjetër ka mohuar të ketë konflikt me njeri.

Dyrmishi: Ngjarjen e lidh me detyrën time, do të nisesha në një udhëtim pune në Greqi. Mund të jetë një mesazh nga persona që nuk i njoh. Nuk jetoj vetëm unë person i rëndësishëm në atë pallat, jam i habitur me ngjarjen. 

Hetimet do të vazhdojnë ndërsa janë sekuestruar kamerat për të zbuluar më shumë detaje rreth këtij paralajmërimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY