Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Librazhd – Elbasan. Aksidenti ka ndodhur në Mirakë
Ka qenë një autobus që transportonte nxënës që është përplasur me një autoveturë me targa AA 352 OK.
Mësohet se të paktën nje person ka ndërruar jetë ndërsa ka edhe tre persona me dëmtime të rënda dhe disa më lehtë.
Njoftimi:
Më datë 17.11.2018, rreth orës 20:30, në aksin rrugorë Elbasan- Librazhd , në fshatin Mirakë, është përplasur autobuzi me targa AA121 CS me drejtues shtetasin Gj.S., 48 vjeç, banues në Durrës, me mjetin tip “Hondaj” , me targa AA352 CK.
Si pasojë e aksidentit pasagjeri i mjetit Hoda shtetasi E.P është aksidentuar, ndërsa drejtusi i mjetit shtetasi G.P. 25 vjeç, banues në Librazhd, rrugës për në Spitalin e Elbasanit, ka humbur jetën
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet pêr zbardhjen e shkakut të aksidentit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/